13.1 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Vështirë gjenë shembull të tillë mbi respektin ndaj babait

Më të lexuarat

Një nga tregimet më mbresëlënëse që do të më gërryente ishte tregimi i tabiinit të madh, Mejmun ibn Mehranit, që, si transmetues hadithi, kishte transmetuar nga Ebu Hurejra, Aishja e të tjerë.

Zoti i Madh i kishte dhënë atij një djalë që pastaj do të bëhej dijetar, el Hafidh Amër ibn Mejmun ibn Mehranin (v. 145h), që, si transmetues i hadithit, ishte nga transmetuesit e mëdhenj që ishte përzgjedhur të ishte nga transmetuesit e Buhariut dhe Muslimit në dy “Ṣaḥiḥët” e tyre. Ndërkaq, nga jeta e tij private përmendet respekti i tij i lartë treguar për babanë e tij, Mehranin.

Po citoj nga biografia e tij: “El Halebi thotë: “Amri, i biri i Mejmun ibn Mehranit, më ka dëftuar e më ka thënë: “Isha me tim atë duke ecur nëpër disa lagje të Basrës dhe te një përrua, ngaqë ai nuk kishte mundësi ta kapërcente atë, unë u shtriva për të e ai eci mbi shpinën time!”

Shih deri ku shkon ulja e krahëve të përulësisë! Shih! Shiko se si biri bëhet urë për babanë e kërrusur nga pleqëria e thellë!

Eh, o shejhu ynë, Amër ibn Mejmun, sa e pastër paskësh qenë natyra jote: e papërlyer nga shembujt e shumë djemve të sotëm, të cilët e kanë fort bezdi ta shoqërojnë babanë në spital e që me njërin sy e shikojnë babanë që është “një këmbë nën dhé e një mbi dhé”, kurse me syrin tjetër i përcjellin në celular bisedat e postimet e shokëve, të cilët zihen e sikletosen për të gjetur pretekstin më meskin për të ikur e për të shkuar tek ata, vend e pavend!

Eh, o Amër ibn Mejmun, qenke shtrirë mbi përrua përplot baltë për t’i bërë babait rrugë dhe kështu për t’u bërë një përkthim i qasshëm njerëzor i kuptimit të dalë nga ajeti kuranor: “Lësho para tyre krahët e përuljes…” (Kurani, 17:24)

🖊 #Ibrahim_Sekrani
📖 #Shtigje_të_diturisë_dhe_besimit f. 172

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit