Pyetje: A lejohet veshja e rrobave të zeza në shenjë pikëllimi për vdekjen e ndokujt, sidomos nëse bëhet fjalë për vdekjen e burrit?
Përgjigje: Veshja e rrobave të zeza, në raste fatkeqësish, është diçka e papëlqyeshme dhe e kotë, pasi nuk ka asnjë bazë në Islam. Profeti, alejhi selam, na ka mësuar që në raste të tilla të themi: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. O Zot, më shpërble mua për këtë të keqe që më ka rënë dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë.” (Muslimi)
Nëse muslimani e thotë këtë lutje me besim të palëkundur tek Allahu i Lartësuar, atëherë Ai do ta shpërblejë atë dhe do t’ia kompesojë fatkeqësinë me diçka më të mirë.
(*Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Gruas nuk i lejohet të pikëllohet më tepër se tri ditë për ndonjë të vdekur, përveçse për të shoqin, për të cilin duhet të pikëllohet katër muaj e dhjetë ditë.” Kjo është koha gjatë së cilës asaj nuk i lejohet të zbukurohet apo të martohet.)
Përgjigjet Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)
Libri “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”