-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Veseli pret ndihmë nga Jordania rreth njohjeve nga bota Islame

Më të lexuarat

Kryekuvendari Kadri Veseli, është takuar sot me ministrin e Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Jordanisë, Salameh Hammad, me të cilin foli për bashkëpunimin e shkëlqyer që të dy shtetet kanë midis tyre, si dhe për mundësitë që mund të shfrytëzohen për zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Kreu i Kuvendit falënderoi ministrin Hammad për mbështetjen e pakursyer që mbretëria jordaneze ka dhënë dhe po jep për Kosovën në shumë rrafshe, duke shtruar nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, veçanërisht në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe zgjerimin e njohjeve nga vendet islamike.

Veseli theksoi përkushtimin e Kosovës për të forcuar më tej partneritetin me Jordaninë, si dy vende mike, në dobi dhe interes reciprok.

Ministri jordanez, Hammad, nga ana e tij, u shpreh i kënaqur me të arriturat e shtetit të Kosovës, ndërsa konfirmoi vazhdimin e përkrahjes nga ana e shtetit që ai përfaqëson. Duke shtruar nevojën e shkëmbimit të vizitave nga delegacione të ndryshme shtetërore të të dyja vendeve, ministri Hammad tha se ekzistojnë mundësi dhe hapësira të shumta për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e miqësisë midis dy vendeve

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit