2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Veseli i kërkon ndihmë Zhbogarit: Jemi të pazot në veri

Më të lexuarat

Paralajmërimi i autoriteteve serbe se në një lokalitet mes Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut do të ndërtohen 300 shtëpi të reja të dedikuar serbëve që Serbia do t’i kthejë në Kosovë, ka bërë që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të kërkojë ndihmë nga autoritetet ndërkombëtare në Kosovë.

E kësisoj, Veseli ka shpërfaqur pamundësinë e autoriteteve vendore për të vepruar në këtë komunë të administruar nga serbët.

Veseli i adresoi një kërkesë përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, që të shikojë se çfarë po ndodhë në veri të Mitrovicës pasi që kosovarët ka 17 vjet që nuk po mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Ndërtimi i shtëpive në pjesën e Mitrovicës së Veriut po shkon kot pasi që 17 vjet bashkëvendësit e mi nuk po mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Kjo punë po na qet në pozitë të vështirë dhe të pazot”, ka thënë Veseli, në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike, që morën pjesë ambasadorë të shumë shtetësi dhe përfaqësues të BE-së.

Në fillim të muajit prill të këtij viti, zyrtari i Qeverisë serbe i ngarkuar me çështjet rreth Kosovës, Marko Gjuriq, kishte deklaruar se Serbia ka nisur ndërtimin e një vendbanimi në veri të Kosovës, me rreth 300 shtëpi moderne, ku pretendonte se do të vendosen deri në 1 mijë e 500 qind serbë që pas luftës janë larguar nga Kosova.

“Ky vendbanim do të jetë i kryer në 12 muajt e ardhshëm, ndërsa plani dhe qëllimi jonë janë që pas 16 vjetësh ky të jetë vendbanimi i parë serioz për të kthyerit në Kosovë dhe Metohi, ku për një shtëpi, ku do të mund të jetohet, të jetë edhe së paku nga një vend pune”, ka thënë Gjuriqi në Kralevë, në një takim me serbët e larguar nga Kosova pas luftës, raporton televizioni serb N1.

Ai e kishte cilësuar këtë projekt si “një prej më të rëndësishmëve që ka Qeveria e Serbisë në krye me Aleksandër Vuçiqin”, duke e quajtur atë si “plani i parë i qëndrueshëm për kthim në Kosovë dhe Metohi”./Insajderi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit