9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

VERIFIKIMI I VETERANËVE, LARGOHET AZEM SYLA

Më të lexuarat

Jo vetëm që kurrë nuk është mbledhur, por Komisioni për Verifikimin e Veteranëve, Invalidëve dhe Dëshmorëve të UÇK-së ka mbetur edhe pa kryetar. Deputeti Azem Syla, kreu i këtij organi, ka dhënë dorëheqje. Shkaqet e largimit i quan personale. Për këtë veprim të tij nuk dinë as anëtarët e Komisionit.

Azem Syla, deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk është më personi që do të vendosë se kush ishte e kush jo, ushtar i UÇK-së.

Ish-komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është më kryetar i Komisionit Shtetëror për Verifikimin e Veteranëve, Invalidëve dhe Dëshmorëve të UÇK-së.

Ai ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë ndonëse nuk dihet se prej cilës kohë e ka bërë një veprim të tillë.

Faktin se nuk është më kryetar i këtij Komisioni, e ka bërë të ditur vetë Syla, në një deklarim të shkurtër.

“Kam dhënë dorëheqje. Nuk jam më kryetar i komisionit”, tha Syla, duke mos dhënë asnjë arsye përse e ka bërë këtë…kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit