3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Veprimi i mençur i nënës, djalin e bëri bamirës të madh

Më të lexuarat

Një hajdut ka treguar:

“Isha nxënës në klasën e katërt të shkollës fillore dhe një ditë u ktheva nga shkolla pa laps. Kur i tregova nënës time se e kam humbur lapsin tim, ajo filloi duke më goditur dhe fyer, si dhe më tha se isha i shkujdesur, i paaftë dhe i papërgjegjshëm.

Dhe si rezultat i mizorisë ekstreme të nënës sime ndaj meje, vendosa të mos i kthehem nënës duarbosh, vendosa të vjedhur lapsa nga kolegët e shkollës.

Ditën tjetër, plani u krye dhe unë nuk e vodha vetëm një ose dy lapsa, por i vodha pothuajse lapsat e të gjithë nxënësve në klasën time. Në fillim, isha i frikësuar, por gradualisht fitova guxim dhe vetëbesim.

Pas një muaji vjedhje, nuk e ndjeva atë kënaqësinë fillestare, prandaj vendosa të shkoj edhe në klasat e tjera. Shkova nga njëra klasë në tjetrën dhe vodha lapsa, derisa më në fund të vjedh edhe gjëra nga zyra e drejtorit të shkollës.

Ai vit për mua ishte viti i trajnimit praktik, e mësova vjedhjen në teori dhe në praktikë, kurse pastaj vazhdova në këtë rrugë derisa u bëra profesionist në punën time.”

STILOLAPSI I BAMIRËSISË

II – Një nënë ka treguar:

“Kur djali im ishte në klasën e dytë të shkollës fillore, një ditë erdhi në shtëpi dhe më tha se e kishte humbur stilolapsin.

Unë e pyeta: ‘Po ti çka bëre, me çka ke shkruar?’

Ai mu përgjigj: ‘Nënë, unë e huazova një stilolaps nga kolegu im.’

Unë i thashë atij: ‘Ke bërë mirë, por çka ka fituar kolegu yt që ta ka dhënë ty stilolapsin?’ A ka marrë nga ti si kompensim para, ushqim apo pije?’ ‘Jo’, u përgjigj djali im.

Unë i thashë: ‘Biri im, ai ka fituar shumë sevape përmes teje. Pse është ai më i zgjuar se ti dhe pse nuk fiton edhe ti sevape?’

Ai më pyeti: ‘E si ta bëj unë këtë?’

I thashë: ‘Unë do t’i blej ty dy stilolapsa, njërin me të cilin do të shkruash ti, kurse tjetrin do ta quajmë “stilolapsi bamirësisë”, dhe atë ti do t’ia japësh hua atij nxënësi, që e ka harruar ose e ka humbur stilolapsin e tij.’

Djali im ishte shumë i lumtur për këtë ide, dhe lumturia e tij, pas aplikimit të kësaj ideje në praktikë, u rritë aq shumë, sa që ai është rregullisht e mbante në çantë një stilolaps me të cilën shkruante ai vetë, por edhe 6 stilolapsa të tjerë, të cilët do t’ua jepte hua kolegëve dhe do të fitonte sevape.

Është interesante se djali im më parë e urrente shkollën dhe kishte një mesatare të dobët, por pasiqë unë me të e provova këtë eksperiment dhe këtë metodë, u befasova se sa shumë ai filloi ta dojë shkollën, sepse në diçka ai u bë yll i klasës së tij. Të gjithë mësuesit mësuan për të dhe për bamirësinë e tij, kurse kolegët që nuk kishin stilolapsa, vinin për të marrë hua prej tij. Nëse një mësues vërente se ndonjërit prej nxënësve nuk i shkruante stilolapsi, thoshte: ‘Ku është pronari i stilolapsave rezervë?’

Për shkak të dashurisë së djalit tim për shkollën dhe mësimin, ai gradualisht përparoi ashtu që u diplomuar në Universitet, u martua dhe bëri fëmijë. Mirëpo, ai kurrë nuk e harroi “stilolapsin e bamirësisë”, deri në atë masë, sa që tani ai është kryetar i një organizate të madhe humanitare në qytetin tonë.”

Pershtati: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit