4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vendosen 100 flamuj kombëtar në Prekaz

Më të lexuarat

Janë vendosur 100 flamuj kombëtarë në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, nga djem e vajza me veshje kombëtare nga të gjitha trojet shqiptare.

Ngjarja ka filluar me homazhe të dielën në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, ku të rinjtë pastaj kanë defiluar këmbë deri në Kompleksin Memorial.
Në këtë ceremoni të organizuar nga Shoqatat e dala nga lufta për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë, 100 të rinjve u është bashkëngjitur edhe Rifat Jashari, i cili i ka shoqëruar ata gjatë gjithë kohës.

Gjenerali nga Shqipëria, Kudusi Lame, tha të jetë shumë krenar që ndodhet sot në Prekaz në 100- vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar, në 54-vjetorin e lindjes së komandantit legjendar dhe në përvjetorin e daljes në skenë të UÇK-së, për faktin se në këto troje nuk do të shkelë më kurrë këmbë e okupatorit.

“Prekazi i shqiptarisë i vjen sot me shumë krenari, sepse në themel të jetës vunë komandantin e filozofisë kombëtare shqiptare, filozofia e të cilit ishte liria dhe dinjiteti i shqiptarëve”, ka thënë Lame.

Sipas tij, Kosova në gjithë historinë e saj i ka dhënë kombit komandantë dhe luftëtarë të mëdhenj, si komandantin e kryengritjes së përgjithshme për pavarësi, Hasan Prishtina, pastaj komandantët e spikatur Idriz Seferi, Isa Boletini, Bajram Curri, Azem Galica etj.
“Me këtë rast dëshiroj të potencoj dy veçori të mëdha me të cilat Kosova pret 100-vjetorin e pavarësisë kombëtare. Së pari festojmë jo me 28 mijë kilometër katrorë të çliruar, por me 40 mijë, dhe së dyti sot vijmë me 40 mijë kilometër katrorë dhe dy shtete të pavarësuara, e kjo është arritje që e kemi dhuratë nga lufta e UÇK-së, ku u rreshtuan gratë dhe burrat më të spikatur të këtij kombi”, theksoi gjenerali Lame.

Ai tha se pishtari i parë u ndez në këtë prag, në Kosovën heroike, në Drenicën e përflakur nga lufta, në Prekazin e palëkundur të çështjes kombëtare, te Jasharët të gatshëm për sakrificë sublime në emër të lirisë, dhe se këtë duhet ta dinë shqiptarët, duhet ta dijë e gjithë bota, andaj nuk duhet bërë lëshime, sepse nuk lejon gjaku i të rënëve.

Në këtë ceremoni folën edhe përfaqësuesi i shqiptarëve të Maqedonisë, Besim Hoda dhe ai i Çamërisë, Ardit Bido.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit