Në muajin e Kur’anit, na vijnë lajme të mira në vazhdimësi. Një prej tyre është edhe ky që vendit tonë iu shtua edhe një Hafëz nga Prizreni.
Hafëz Abdullah Irfan Salihu iu bashku vargut zinxhiror të Hafëzave në Institutin e Hifzit “Medreseja e Madhe” në Gjakovë.
Hafëz Abdullah Irfan Salihu përfundoi Hifzin (memorizimin) e Kuranit më 17.06.2015 ditë e mërkurë, lusim Allahun t’i jap shëndet e suksese në të ardhmen.
Abdullahu është i biri i hoxhës së njohur të vendeve tona, Irfan Salihut nga Prizreni.