Krimi më i madh në Norvegji që nga Lufta e Dytë Botërore të premten pritet të marrë epilogun gjyqësor. Gjykata e Oslos, më 24 gusht, do të shpallë vendimin për Anders Bering Breivikun, i cili në korrik të vitit të kaluar ka vrarë tetë persona në kryeqytetin norvegjez dhe 69 të tjerë në ishullin Utoja.
Nëse gjykatësit vërtetojnë përgjegjësinë e tij kriminale, Breiviku rrezikon dënimin prej 21 vjetësh heqje lirie. Në rast se shpallet i sëmurë mendor, varsësi masiv do të vendoset në një institucion psikiatrik, raporton AFP.
Gjatë gjykimit, Breiviku ka ka thënë se “vrasjet kanë qenë të nevojshme, për ta shpëtuar Norvegjinë nga multikulturalizmi”.