0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vendimi i fese mbi mjekrrën

Më të lexuarat

1. Definicioni i mjekrres: Thote Fejruz Abadij në “ el-kamus el-muhit”: “Mjekrra eshte: qimet e dy faqeve dhe te mjekrres (nofulles)”.

2. Hadithet e transmetuara në leshimin e mjekrres:

a) Transmetohet nga Ibën Omeri se Pejgamberi alejhis-selam ka thene:”Kundershtoni mushriket, shkurtoni mustaqet dhe leshoni mjekrrat”.Tra.Buhariu dhe Muslimi.

b) Transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi alejhis-selam ka thene:” Shkurtoni musatqet dhe leshoni mjekrrat; (e me kete) kundershtoni zjarrputistat”. Tra. Muslimi, Bejhekiu, Ahmedi dhe te tjeret.

c) Transmetohet nga Ebu Umameh se Pejgamberi alejhis-selam ka thene:” Shkurtoni mustaqet dhe leshoni mjekrrat; (e me kete) kundershtoni ehlu-kitabin (hebrejet dhe krishteret).Tra .Muslimi dhe kater sunenet.

d) Transmetohet nga Aisheja se Pejgamberi alejhis-selam ka thene: ”Dhjete gjera jane prej natyrshmerise: shkurtimi i mustaqeve, leshuarja e mjekrres…”.Tra .Muslimi dhe te tjeret.

3. Argumentet mbi ndalimin e rruarjes se mjekrres:

1- Ndryshimi i asaj që ka krijuar All-llahu:

All-llahu i Lartesuar kur flet për shejtanin në Kur’an thote:”Dhe All-llahu e mallkoi ate, ndersa ai tha:”Do te te marr nga robet e Tu nje pjese te percaktuar prej tyre.Vertete qe une do t’i ngaterroj dhe sigurisht qe do t’u ngjall deshira te rreme, do t’i urdheroj ti presin veshte e begative dhe gjithashtu do t’i urdheroj te ndryshojne ate qe ka krijuar All-llahu “.Dhe kushdo qe zgjedh shejtanin si mbrojtes e si mik në vend te All-llahut , padushim qe ai ka pesuar humbje te qarte”.en-Nisa:118/119.

E ky është nje tekst i qarte se ndryshimi i krijatures se All-llahut pa lejen e Tij, është nënshtrim ndaj shejtanit te mallkuar, dhe mosrespekt i urdhërave te All-llahut. Dhe padyshim se edhe vet Pejgamberi alejhis-selam i ka mallkuar ata që e ndryshojne kriijaturen e All-llahut për hir te bukurise, ku edhe thote:”All-llahu ka mallkuar ato qe bejne tatuazh, dhe ato qe kerkojne te behen tatuazh, dhe ato te cilat i nukin vetullat, dhe ato te cilat lene zbrastesire në mes te dy dhembeve te pare për shkak te bukurise, te cilat ( me kete ) e ndryshojne krijaturen e All-llahu”.Tran.Buhariu dhe Muslimi.

Prej ketij hadithi kuptojme se qdo gje qe ndryshohet prej krijatures se All-llahut për hir te bukurise, hyn nen kete mallkim, e rruajta e mjekrres nuk ka dyshim se behet për shkak te bukurise, atehere edhe ata qe e rruajne mjekrren hyjne nen kete mallkim.

Shejh et-Tehanevij në tefsirin e tij “Bejanul-Kur’an” thote se rruarja e mjekrres hyn nen kete shprehje ( te Pejgamberit në hadith).

Kurse ed-Dehlevij në librin e tij ”Huxhxhetull-llahi el –Baligah” thote:”dhe shkurtimi i mjekrres është prej tradites se zjarrputistave, dhe kjo është prej ndryshimit te krijatures se All-llahut”.

2-Kundershtimi i urdherit te Pejgamberit alejhis-selam:

E ky urdher është fjala e Pejgamberit alejhis-selam në disa hadithe qe i permendem me heret:” leshoni mjekrrat …”…e qe te gjitha keto hadithe jane në menyren urdherore, e folja kur vjen në urdherore atehere ajo aludon në obligueshmeri , perveqse , nese ka ndonje tekst apo argument qe e largon foljen nga urdherorja.E në kete rast nuk kemi diqka te ketille, perkundrazi kemi argumente apo tekste tjera te cilat e perforcojne edhe me shume urdherin për leshuarjen e mjekrres.Prej ketyre teksteve:

3-(rruarja e mjekrres) është perngjasim me pabesimtaret:

Pasiqe u vertetua edhe me heret në hadithet e Pejgamberit alejhis-selam:”Kundershtoni mushriket”, dhe “kundershtoni zjarrputistat”, dhe “kundershtoni ehlul-kitabin”…

Kane thënë dietaret se ai i cili beson në All-llahun dhe në Pejgamberin e Tij duhet ti kundershtoje pabesimtaret, dhe te mos beje perngjasim me ta , sepse zaten edhe vet i derguari i All-llahut thote në nje hadith tjeter “Kush ben perngjasime me nje popull , ai është prej tyre”.Hadithi është i vertete e transmeton Ebu Davudi.

E rruajrja e mjekrres është perngjasim me te tjeret(pabesimtaret).

4-Eshte perngjasim me grate:

Padyshim se kur mashkulli ta rruan mjekrren e tij – e qe All-llahu me te e ka dalluar nga femra- ai me kete me se shumti qe i ben perngjasim është femra.E mashkulli i cili perngjason me femren është i mallkuar në gjuhen e Pejgamberit alejhis-selam siç transmetohet tek Buhariu, Tirmidhiu e te tjeret nga Abdull-llah Ibën Abbasi.

5-Kundershtim i Fitres (natyrshmerise) :

Esenca e Fitres (natyrshmerise) eshte: forma e pare e krijimit, do te thote esenca është se All-llahu mashkullin e ka veçuar me mjekerr.

E Ibën Ethiri në “en-Nihajeh” thotë se: “El-Fitreh: do te thote tradita (synneti); do te thote mjekrra është synneti i te gjithe pejgambereve, e qe në jemi te urdheruar qe ti pasojme ata.

Kurse Sujutiu thote se komentimi me i mire qe është thënë sa i perket Fitres është ajo se : fitreh është nje tradite e vjeter qe e kane zgjedhur te gjithe pajgamberet , dhe pjese e te gjitha ligjeve (te All-llahut), dhe sikurse ata te kene qene te inspiruar në kete qysh nga natyrshmeria.

6-Kundershtim i tradites se pejgambereve dhe te njerzve te mire:

Dijetari i madh Shejh Shenkiti në tefsirin e tij “Advaul-bejan” kur komenton ajetin e Kur’anit :”Ai (Haruni) i tha:”O biri i nenes sime!Mos me kap për mjekre dhe as për koke! në te vertete une kisha frike se mos thua:’Ti ke shkaktuar ndonje mosmarreveshje mes Bijve te Israilit dhe nuk e ke respektuar fjalen time’!”. Kaptina Ta-Ha:94. Thote se prej ketij ajeti kuptojme se leshuarja e mjekrres është prej tradites se pejgambereve dhe se ky ajet na aludon se leshuarja e mjekrres është prej kerkesave te sheriatit.Po perveç kesaj në shume hadithe dhe athar është transmetuar se si Pejgamberi alejhis-selam , poashtu edhe shoket e tij i kane pase mjekrrat e leshuara , po jo vetem kaq, por edhe i kane pase edhe te medhaja siç është transmetuar në shume hadithe.Ku perveç qe thuhet se pejgamberi alejhis-selam e ka pase mjekrren e madhe dhe te shpeshte, poashtu edhe për Aliun, radijall-llahu anhu, thuhet se e ka pase mjekren e madhe sa qe mjekrra e tij ia ka mbuluar gjoksin.E, e njejta gje thuhet edhe për Othmanin, radijall-llahu anhu, se e ka pase mjekren shume te gjate dhe te madhe.

4.Fjalet e dijetareve për rruarjen e mjekrres:

Shumica (xhumhuri) e ulemave jane shprehur se rruarja e mjekrres është haram, kurse disa prej tyre kane thënë se është mekruh, mirepo duke pase parasysh se mekruh te ta ka pase për qellim te jete haram, siç është ceke në shume libra ta usuli-fikhut.

1.Ibën Hazmi në “Muhal-la” thote: “Dijetaret kane ra në ujdi se rruarja e mjekres është deformim i cili nuk lejohet”.

2.Ibën Tejmijje në “el-Ihtijarat” thote:”Dhe ndalohet rruarja e mjekres”.

3.Ibën Abidini – prej dietarve te medhenj hanefit- thote:”Dhe ndalohet për mashkuj shkurtimi i mjekres”.(Reddul-Muhtar 2/418).

4.El-Adevijju – prej dijetareve te njohur te malikive- thote:”eshte transmetuar nga Imam Maliku se ai e ka urrejtur rruajtjen e mjekrres, sa qe ka thënë se kjo është prej veprave te mexhusive..”.

5.Perveç ketyre dietarve te mehershem , edhe shume dietare te kesaj kohe e kane ndaluar rruarjen e saj siç jane Abdul-xhelil isa, Ali Mahfudh, AbdulAziz Ibën Bazi, Nasiruddin Albani, Sultan el-Measumij, Ebu bekr el-Xhezairi, Ismail el-Ensariju…e keshtu me radhe.

Kjo është ajo çka – inshaAll-llah- mjafton për te kuptuar se leshuarja e mjekres është prej obligimive fetare për cdo musliman, dhe se rruarja apo shkurtimi i saj është e ndaluar.

_____________

Shënim i përkthyesit:

Gurabate gjithmone kane qene caku i armiqve, qofshin ata prej qafirave apo prej bidatgjive, mirepo, në kohet e fundit gurabate jo vetem qe sulmohen në menyra te ndryshme dhe me mjete te ndryshme, po atyre u behet edhe nje sulm tjeter qe ka te beje me shenjat e tyre te shenjeta, e qe All—llahu e ka lene ate si shenje te nje gjinie njerezore. Ata te cilet e bejne kete sulm, e bejne me prapavije, sepse sulmi i drejteperdrejt në gurabat nuk ka sukses, keshtuqe armiqet mundohen qe ti coptojne gurabat në menyre graduale dhe parciale…derisa te ia arrijne qellimeve te tyre.Mirepo, si duket kane harruar se All-llahu i Lartesuar ka thënë në Librin e Tij:”Me te vertete All-llahu i mbrone besimtaret…”.

E kjo shenje e shenjte e gurabave është mjekrra.Shenje qe me ane te saj dallohen burrat prej grave, shenje qe All-llahu mashkullin e krijoi me te, dhe sikur te mos kishte qene e nevojshme për mashkullin, atehere, All-llahu nuk do ta kishte krijuar me te , apo do ta kishte urdheruar qe ta hjek dhe mos ta mbaje ate.Perkundrazi e urdheroi qe ta mban ate dhe e ndaloi qe ta hjek , dhe kete e konsideroi si ndryshim i krijatures se Tij.Qe do te thote se mjekrra është pjese e krijimit te mashkullit.

Per kete shkak, dhe me kerkese te disa vellezerve te cilet deshirojne ta mbrojne indentitetin e tyre – perpikerisht te gurabave – vendosa qe te perkthej diqka në lidhje me kete ceshtje, e prej asaj qe në syrin tim mu duk me e shkurter, mirepo me perfshirese dhe me permbledhese është kjo e cila vijon prej tekstit, e qe kete e kam marre te teren- me disa ndryshime- nga nje broshure e dijetarit me te madh te kesaj kohe në hadith pas muhaddithit Nasiruddin Albanit, cili quhet Ali Hasen El-Halebij i cili momentalisht jeton dhe vepron në Jordan , e qe njeherit ka qene prej nxenesve me te afert te Shejh Albanit.Sa qe vet Shejh Albani kur është pyetur pak para vdekjes se kush është me i dituri në hadith pas tij, ka thënë Ali Haseni dhe Ebu Ishak el-Huvejni (i cili jeton në Egjipt). Broshura – prej te ciles edhe kemi shkeputur kete pjese te perkthyer – quhet:”Vendimi i fese mbi mjekrren dhe duhanin”.

@AlbIslam.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit