-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vendimi i asamblesë Islamike ndërkombëtare në lidhje me kartelat e kreditit

Më të lexuarat

Këshilli i Asamblesë Islamike Ndërkombëtare të Fikhut, i cili buron nga Organizata e Kongresit Islamik, mbledhja e dymbëdhjetë e mbajtur në Rijad të Arabisë Saudite, më 25 Xhumada El-Ahire 1421 h deri në fillim të muajit Rexheb 1421 h (23-28 shtator 2000), duke u mbështetur në vendimin e Këshillit nr. 7\1\6\5 rreth temës së “Tregjeve Monetare”, në lidhje me kartelat e kreditit pati vendosur të japë sqarimin e saj në lidhje me këto kartela dhe dispozitën për to në mbledhjen ardhshme.

Pasi Këshilli i Asamblesë i dëgjoi diskutimet e bëra mes fukahave dhe ekonomistëve dhe pasi iu referua përkufizimit të kartelave të kreditit në vendimin me nr. 7/1/63, u përfitua se përkufizimi i kartelave të kreditit pa mbulesë është: “Dokument që e jep autoriteti kompetent (banka) për një person fizik apo juridik, bazuar mbi një marrëveshje mes tyre. Kjo (marrëveshje) i jep mundësi poseduesit të shit-blej dhe të kryej shërbime tjera me atë që e merr në konsideratë këtë dokument (tregtari), pa e paguar çmimin në çast, për shkak se burimi (banka) e merr përsipër pagesën. Fillimisht pagesa bëhet nga llogaria e burimit, pastaj shuma kompensohet më vonë nga mbajtësi i kartelës brenda disa afateve të vazhdueshme. Një pjesë e autoriteteve kompetente (bankave) ngarkojnë kamatë mbi shumën e llogarisë së papaguar pas një kohe të caktuar nga koha e kërkesës dhe disa të tjera jo.”

Asambleja vendosi si më poshtë:
1- Nuk lejohet nxjerrja e kartelave të kreditit (Visa, Mastercard, Maestro, American Express, etj.) pa mbulesë dhe nuk lejohet as përdorimi i tyre, nëse ajo kushtëzohet me shtesa kamatare, edhe nëse kërkuesi i kartelës së kreditit është i vendosur që ta bëjë pagesën e borxhit gjatë periudhës që nuk kërkohet kamata.
2- Lejohet nxjerrja e kartelave të kreditit pa mbulesë nëse kjo nuk kushtëzohet me kamatë mbi borxhin e tërhequr me anë të kësaj kartele.

Nga kjo rezulton si më poshtë:
1- Lejohet që banka të marrë tarife fikse për nxjerrjen fillestare të kartelave të kreditit apo për rinovimin e tyre, nëse kjo cilësohet si pagesë reale për masën e shërbimeve të ofruara për këtë qëllim.
2- Lejohet që banka të marrë prej tregtarit pagesë për blerjet e klientit të saj, me kusht që blerja nga tregtari nëpërmjet kartelës së kreditit (pa mbulesë) të jetë me të njëjtin çmim si pagesa në dorë.
3- “Tërheqja e pareve nga banka nëpërmjet kartelës së kreditit pa mbulesë konsiderohet borxh (klienti merr borxh nga banka). Në këtë nuk ka asnjë pengesë fetare nëse për këtë nuk kërkohet shtesë kamatare. Kurse tarifat fikse që merren për shërbim dhe që nuk kanë lidhje me shumën e borxhit apo me kohën e tij nuk janë pjesë e borxhit. Çdo tarifë që është më e madhe se shërbimet reale është haram (pra n.q.s tarifa që merr banka është më e madhe se kostoja e shërbimit), sepse bën pjesë në kamatën e ndaluar me sheriat
4- Nuk lejohet blerja e arit dhe argjendit, po kështu edhe valutat monetare me kartelë krediti pa mbulesë.
Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi
28.6.2009

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit