2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Vendet e Ballkanit bëjnë manovra të përbashkëta të forcave të armatosura

Më të lexuarat

Forcat e armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë kanë filluar manovrën e përbashkët në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës me qëllim që niveli i gatishmërisë së këtyre forcave t’i afrohet standardeve të NATO-s.
Agjencite informative bëjnë të ditur se manovrat në fjalë do të zgjasin deri në fund të kësaj jave ku gjatë këtyre manovrave do të analizohet niveli ushtarak i forcave të armatosura të këtyre vendeve të Ballkanit. Manovra në fjalë është organizuar nga komanda e forcave amerikane për Evropë dhe nga komanda e forcave të NATO-s në kryeqytetin boshnjak. Programi ushtarak i kësaj manovre është një projekt i imagjinuar për dislokimin e një force të madhe ushtarake shumëkombëshe në njërin prej vendeve të kontinentit afrikan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit