3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Vend i ISIS apo i NATO’s? Ç’duhet bërë ndaj femicidit?

Më të lexuarat

Shqiptarët u gdhinë sërish nga një tjetër tmerr.
 
Një person vrau gruan, vjehrrën dhe më pas qëlloi mbi veten.
 
Skena horror ndodhi në sy të fëmijëve të çiftit.
 
Kjo e çon në katër numrin e grave të ekzekutuara brenda pak ditësh.
 
Lajmi i tmerrshëm ka shkaktuar shumë zemërim në rrjetet sociale.
 
Aktivisti dhe gazetari Erion Kristo shkruan: “Kater gra te ekzekutuara ne kater dite. Ne nuk jemi aleate te NATO-s, ne jemi aleate te ISIS-it. Madje, keta te fundit, nuk kane rekorde te tilla. Po kur do reagoni o shqipe? Po ku jeni o vendi keshtjelle buze Adriatikut, o kala e pamposhtur, o fanar i socializmit, o superfuqi energjitike? Po ku jeni o dhjetoriste, o psik-analiste, o opinioniste, o ithtare te demokracise? Po ku jeni o pjesetare te vendit prej nga erdhi nene Tereza, o qytetare te vendit me tolerance me te madhe fetare ne bote, te vendit me mikprites ne bote, vendi i artisteve qe pushtuan skenat boterore? Po ku jeni o banore te republikes se Kanunit, ku jeni o krenare qe jeni shqiptare, o mbareshqiptare, o shites te shtetesise shqiptare qe na vini pastaj si shpetimtare te atdheut? Po ku jeni o artiste me miliona fansa ne fejsbuk, o qindra shoqata me ose pa fonde, o mijera aktiviste te mirepaguar nga fondet shteterore per aktivitete leshi, o shkrimtare gjeni po te panjohur fare nga publiku? Po ku jeni o Kryeministri me tolerant ndaj ceshtjes se gruas qe u shqetesua shume se vdiqen ca franceze, Presidenti qe nuk la me lapanjoz pa i dhene medalje po qe nuk gjeti kohe per nje mesazh per 8 marsin, Kryeparlamentari i nje parlamenti me kriminele, Kryeopozitari i parkingjeve me para? Po ku jeni o fejsbukiane qe u dridhet dora per nje like dhe qe e harxhoni energjine tuaj jetesore me gjera pa vlere? Te gjithe po beni nani-nani. Keni rene ne gjumin e vdekjes. Une nuk pranoj!”
 
Ndërkohë sot BBC raporton se Brazili ka miratuar një ligj femicidi për dënime të ashpra ndaj atyre që vrasin gra e vajza.
 
Vrasësit do dënohen mes 12 deri në 30 vite burg.
 
Presidentja Dilma Rousseff tha se ligji dërgon një mesazh të qartë se shteti do i mbrojë gratë.
 
Ajo tha se çdo ditë në Brazil vriten 15 gra.
 
Në rast se vritet një grua shtatzënë, nën 14 vjeç apo mbi 60 vjeç, do ketë burg edhe më të gjatë.
 
Ligje të ngjashme janë prezantuar edhe në vende të tjera të Amerikës Latine, që po përballen me femicid.
 
Më 8 Mars, gratë në Brazil marshuan në mbrojtje të të drejtave të tyre.
 
Ligji e ka marrë emrin “Marie de Penha”, në emër të një gruaje, e cila u dhunua nga i shoqi për 14 vite me radhe. Ai tentoi ta vrasë dy herë, duke e lënë të paralizuar.
 
Ajo është një figurë e njohur e lëvizjes për të drejtat e grave në Brazil./MAPO
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit