3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vëllazëria Myslimane shpall fitoren

Më të lexuarat

Partia për Liri dhe Drejtësi e Egjiptit, që është krahu politik i Vëllazërisë Myslimane, ka njoftuar të hënën se kandidati i saj, Muhamed Mursi, ka fituar zgjedhjet presidenciale të 16 dhe 17 qershorit.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të internetit, Vëllazëria Myslimane e ka deklaruar Mursin “presidentin e parë egjiptian të zgjedhur nga populli”.
Sipas rezultateve të fundit jozyrtare, Mursi ka fituar 52 për qind të votave, ndërsa kundër-kandidati i tij, Ahmed Shafik, ka marrë 48 për qind të tyre.
Autoritetet zgjedhore thonë se rezultatet zyrtare do të shpallen më 21 qershor.
Shtabi i Shafikut nuk ka bërë publik ndonjë rezultat.
Këto kanë qenë zgjedhjet e para presidenciale në Egjipt, që nga rrëzimi i sunduesit veteran, Hosni Mubarak, në revoltën popullore të vitit të kaluar./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit