Grupi i panjohur më parë “Qa’ida al-Jihad në Egjipt” ka kërcënuar se do të reagojë me përdorimin e forcës ndaj çdo “agresioni” nga ana e “forcave laike dhe kryqmbajtësit” kundër Presidentit egjiptian Mohammed Mursi dhe lëvizjes “Vëllazëria Myslimane”.
Përfaqësuesit e organizatës e kanë quajtur Presidentin Mursi “Kalif” dhe mëkëmbës të Zotit në Egjipt. Deklarata e tyre u publikua sot nga gazeta “Al-Quds al-Arabi”.
Të premten në shumë qytete egjiptiane, bazuar në thirrjet e opozitës, pritet të organizohen demonstrata masive kundër politikave të Mursi.