Partia qeverisëse në Egjipt “Vëllazëria Myslimane” ka refuzuar kërkesën e opozitës për krijimin e një qeverie të balancuar, duke akuzuar kundërshtarët si jodemokratë për shkak se ata nuk dëshirojnë ta njohin Mohammed Mursi President të zgjedhur në mënyrë legjitime të vendit.
Gjatë javëve të fundit Egjipti po tronditet nga vala e protestave masive të mbështetësve të opozitës, të cilët akuzojnë Presidentit Mursi si tradhtar të ideve të revolucionit. Zv. Kryetari i “Vëllazërisë Myslimane”, Essam el-Erian, tha se Presidenti nuk ka ndërmend të largohet nga posti deri në fund të mandatit të vet presidencial.