1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Veliu falënderoi humanistin Kastrati për ndërtimin e 15 shtëpive në Llap

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur në një takim humanistin Halil Kastrati – kryetar i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, me të cilin janë dakorduar për ngritjen e bashkëpunimit në nivel institucional.

Gjatë takimit me kryetarin Veliu, humanisti Halil Kastrati e informoi atë se Shoqata “Jetimat e Ballkanit” gjatë këtij viti ka ndërtuar 15 shtëpi për familje me gjendje të rëndë ekonomike, të cilat nuk e kishin të zgjidhur çështjen e banimit.

Kastrati tha se kjo shoqatë gjatë këtij viti ka ndihmuar shumë familje me pako ushqimore, ka ndarë bursa për studentët e familjeve skamnore dhe ofron ndihmë mujore financiare për fëmijët jetimë.

Ndërsa Veliu falënderoi humanistin Kastrati për kontributin dhe angazhimin në ndërtimin e shtëpive dhe formave të tjera të ndihmave humanitare.

Me këtë rast kryetari Veliu dhe humanisti Kastrati u dakorduan që bashkëpunimin mes Komunës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ta ngrisin në nivel institucional, në mënyrë që të përfshihet një numër sa më i madh i familjeve në nevojë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit