Sharon vdiq në Qendrën Mjekësore Sheba në afërsi të Tel Avivit, ku ishte i shtruar. Që prej 2006-ës ai ndodhej në gjendje kome. Mjekët që përkujdeseshin për të paralajmëruan së fundmi se shëndeti i ish-kryeministrit ishte përkeqësuar ndjeshëm.
Një javë më parë, profesori Zeev Rotstein i Qendrës Mjekësore, tha se Sharon jo vetëm që nuk do të dalë nga gjendja e komës, por edhe se gjendja e tij ishte përkeqësuar. “Nuk mund të them që jam optimist, madje do të thosha se jam më pesimist se më parë”, tha ai.
Sëmundjen e tij mjekët ia faturuan shëndetit të tepërt. Që prej 1980 ai vuante nga obeziteti./tch/kohaislame