70 fshatra në një provincë në jug-perëndim të Kuzestanit do t’u evakuohen banorët për shkak të rrezikut nga përmbytjet.
Deri më tani, raportohet për 45 persona të vdekur prej shirave të rrëmbyeshëm, të cilat shkaktuan përmbytje në të paktën 23 provinca të vendit.
Urdhri i evakuimit erdhi pasi Ministri i Jashtëm Javad Zarif akuzoi sanksionet e ShBA-së për pengimin e ndihmës në zonat e prekura.
“Kjo nuk është vetëm një betejë ekonomike, është një terrorizëm ekonomik“,-tha Zarif në Twitter