-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Vdes një i ri në Kaçanik nga rryma elektrike

Më të lexuarat

Një person me inicialet SH.B 17 vjeçar, nga fshati Kovaqec i Kaçanikut ka humbur jetën duke bërë dush, si pasojë e rrymës elektrike.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Gashi tha se pasi ekspertët e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar që instalimi i rrymës nuk ka qenë i sigurt në shtëpinë e të riut.

“Mbrëmë rreth orës 21:30, në Qendrën e Mjekësisë është dërguar një person nga familjarët e tij rreth moshës 17 vjeçare. I njëjti ka qenë duke bërë dush në banjë dhe e ka dëgjuar familjari i tij duke bërtit, i cili e ka dërguar në spital ku mjeku ka konstatua që ka ndërruar jetë. Sipas mjekut dhe ekspertët të KEDS-it, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes dyshohet se deri të vdekja ka ardhur nga kontakti me rrymë. Ekspertët e KEDS-it kanë bërë kontroll dhe kanë konstatuar se lidhja në atë rrjet nuk është e sigurt, përkatësisht në atë shtëpi dhe e kanë shkyç tërë rrjetin. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë Gashi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit