Mbrojtësi i Italisë, Davide Astori, ka vdekur në moshën 31 vjeçare, ka njoftuar klubi i tij Fiorentina.
Kapiteni i Fiorentinës ka vdekur si shkak i një “sëmundje të papritur”, ka thënë klubi i ligës Serie A, përmes një postimi në Twitter.
Ende nuk janë dhënë detaje shtesë.
Pjesëtarët e tjerë të ekipit e kanë gjetur kapitenin në një dhomë të hotelit në verilindje të qytetit Udine, pasi ai nuk ishte zgjuar për mëngjes.
Sonte ishte planifikuar të mbahej ndeshja në mes të Udineses dhe Fiorentinës, mirëpo loja është anuluar.
Astori ka filluar karrierën e tij në AC Milan, mirëpo ka luajtur edhe për ekipet Cagliari dhe Roma.
Ai i është bashkuar Fiorentinës më 2015, ndërsa ka luajtuar 14 herë për Italinë.
Astori ka lënë pas vetes gruan dhe vajzën dy vjeçare.