Sipas informacioneve të publikuara në disa faqe të facebook-ut të revolucionit Sirian, dhe një video të përhapur në internet, shihet dhe pohohet se ka rënë dëshmor edhe një shqiptar tjetër, i rëni shihet të jetë i veshur në tesha kombëtare “tirqi”.
Zërat e parë në drejtim të indentifikimit, supozojnë se dëshmori në fjalë është vëllau Ermal Xhelo, nga Vlora i njohur në mesin e sirianëve si Ebu Umer. I njohur për nivelin e lartë të krijimtarisë në poezi.
Ai la gruan dhe fëmijët e tij për tu ndihmuar popullit sirian që ta largojnë tiraninë dhe mizorinë që i ka kapluar.
Nëse vërtet bëhet fjalë për të njëjtin person, siç supozohet në internet, ai është një poet i njohur, që poezinë e ka shkruar përveç në gjuhën shqipe edhe në atë angleze dhe greke; një nga poezitë e tij të fundit dhe të njohura për ne është edhe ajo për Sirinë:
Poezi për Sirinë
Në emër të Zotit! Krenari! I Vetmi!
(Me dritën e Tijë! Verbon atë që do!
Aty ku do Ai! Vërshon vetëm dritë!)
Sot. Para se të shpërthejë agimi.
Si t’këndonin ëngjëjt, lutjet e bilbilit.
Lutju Zotit! Përulur, përgjëro shpirtin!
Lutu. Kur agimi ti përflaki horizontet.
Kur tankset, edhe dritën të qëllojnë.
Lutu, dhe diell, në qiell do të shfaqet…
Lutu. Të shikojmë, se si tankset kaki
nën shkëlqimin e dritës që verbon,
n’huti zvarriten, si hordhi kainësh n’arrati.
Lute Atë, që të rrethon me madhështi.
Atë që të verbon e të ndriçon me dritë.
Lutu, deri sa diell, në qiell të shndritë.
Mandej do t’kuptojnë! Janë rrethuar.
E përveç Zotit. Për Zotin, Betohem!
Nën shënjestër, nuk kanë të shpëtuar!
(Me dritën e Tijë, verbon atë që do!
Aty ku do Ai, vërshon vetëm dritë!)
Poezi nga vella Ermal Xhelo
24 Prill, 2012