2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vdes biri i vetëm i Omar Mukhtar-it: kush ishte “Luani i Shkretëtirës”, aktruar nga Anthony Quinn

Më të lexuarat

Mohammad Omar Mukhtar, djali dhe i vetmi pasardhës i kreut të rezistencës libiane kundër italianëve, Omar Mukhtar, vdiq të enjten në moshën 97-vjeçare në Bengazi.

“Haxhi Mohammed vdiq në shtëpinë e tij në Bengazi në moshën 97-vjeçare”, u tha nga familja.

“Ai vuante nga shumë sëmundje për shkak të moshës së thyer dhe mori trajtim brenda dhe jashtë vendit më shumë se një herë. Trajtimi i fundit ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe zgjati tre muaj”, u saktësua më tej.

Mohammad Mukhtar ka lindur në vitin 1921 në zonën e Awailiyah, pranë el-Mergut lindor të Libisë dhe ka jetuar me nënën e tij Nizla al-Gilani dhe disa nga të afërmit e tij.

Me kërkesë të babait të tij, Mohammad Mukhtari u largua nga Libia me nënën e tij drejt Egjiptit në vitin 1927. Kjo pasi Omari do t’i përkushtohej luftës ndaj pushtimit italian.

Ai u arsimua në Shatby School në Aleksandri, ku mësoi për ekzekutimin e babait të tij.

Muhammed el-Mukhtar ishte i vetmi që vazhdoi kauzën e babait, Omar Mukhtarit, pas vdekjes së vëllait dhe gjithë të afërmve të tij.

Në këtë foto tregohet Omar Mukhtari pas arrestimit nga italianët.

I lindur në 1862, Omar Mukhtar kaloi 20 vitet e fundit të jetës së tij duke luftuar pushtimin italian, duke marrë dhe epitetin “Lion Desert” – “Luani i Shkretëtirës”, e  fituar famë botërore.

Një burrë dhe administrator i arsimuar mirë, lufta e armatosur e Mukhtarit filloi së pari kundër forcave britanike të vendosura përgjatë kufirit të Egjiptit me Libinë. Ai gjithashtu luftoi me forcat koloniale franceze që u përpoqën të pushtonin Sudanin jugor dhe Çadin në vitin 1900.

Gjatë një lufte të shpallur nga Italia në vitin 1911 kundër Perandorisë Osmane, Mukhtari u bë i njohur si “Shejh i muxhahidëve”, pasi mobilizoi 1,000 luftëtarë nga Zawiyat al-Qusour përpara se të bashkohej me ushtrinë osmane në Bengazin lindor.

Në vitin 1912, Roma e shpalli Libinë një koloni italiane. Për 20 vitet pasuese, Mukhtari udhëhoqi rezistencën libiane kundër pushtuesve italianë, të cilët pësuan humbje të mëdha si rezultat i taktikave të tij të goditura dhe të suksesshme.

Më 16 shtator 1931, udhëheqësi i rezistencës 73-vjeçare u var nga autoritetet okupatore italiane, pas refuzimit të pranimit të kushteve të dorëzimit.

Jeta heroike e Mukhtarit ,u përshkrua në filmin e vitit 1980, “Luani i Shkretëtirës”, rol i luajtur nga Anthony Quinn. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit