Një i moshuar, rreth 77 vjeçar vdekur si pasojë e rënies nga katet e larta të një banese në Skenderaj,
Ngjarja ka ndodhur të enjten mbrëma rreth orës 18:00 në Skenderaj.
“Njësitë relevante policore po merren me rastin, ndërsa dyshimet e para janë ngritur se viktima B.Th.77 vjeçar, ka kërcyer nga kati i shtatë i banesës…, “, bën të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion dhe rasti po hetohet si vetëvrasje.