Nura, motra ime, e ngjashme me mua në fytyrë, e ka zakon të lexojë Kur’an vazhdimisht. Të kërkosh atë nuk e gjen në asnjë vend tjetër vetëm se në dhomën e faljes, në sexhde, me duar të ngritura lart nga qielli. Kështu në mëngjes, kështu në mbrëmje, e kështu në mesnatë. Asnjëherë nuk lodhet e as nuk mërzitet.
Ndërsa unë isha shumë e interesuar të lexoja revista artistike, romane, te shikoj filme me shumicë aq shumë saqë më është mërzitur. Nuk i kryej detyrimet e mija plotësisht dhe me faljen e namazit nuk jam në rregull. E fika televizorin sepse kisha kaluar tre orë duke shikuar filma të ndryshëm dhe ezani i namazit të sabahut therriti në xhaminë pranë shtëpisë. Shkovanë krevat, dëgjova motrën të më thërriste nga dhoma e faljes. Urdhëro ç’farë do o Nura? Më tha në mënyrë të prerë: Mos fli para se të falësh sabahun…!!!
Kështu ishte ajo edhe para se të sëmurej me kancer, një sëmundje të keqe dhe të pashërueshme, që ja ka ç’rregulluar gjumin. Më thirri: Hajde o Hena pranë meje..
Nuk mundem në asnjë mënyrë me e kundërshtu kërkesën e saj. Sinqeriteti dhe çiltërsia e saj në të folur duket qartë. C’farë do?…Ulu këtu më tha. U ula dhe me zë të ëmbël më tha: Gjithsecili do ta shijojë vdekjen dhe ditën e gjykimit do ti paguhet plotësisht shpërblimi. Heshti një moment dhe pastaj më pyeti:
– A nuk beson ti se do të vdesësh?
– Sigurisht që besoj – ju pergjigja.
– A nuk beson ti se do të llogaritesh për ç’do të madhe e ç’do të vogël..?
– O motra ime.. a nuk ke frikë nga vdekja dhe tmerret e saj..? Shiko Hinda më e vogël se ti dhe vdiq në aksident makine. Filanja e filanja…Vdekja nuk njeh moshë dhe nuk ka kohë të caktuar.
– O Nura, unë kam frikë nga errësira e ti më frikëson edhe nga vdekja si të flej gjumë unë tani? Unë mendova se më thirre për të më thënë se re dakort që të vish me ne në pushimet tona verore.
Papritur u përgjigj duke thënë, thënie me të cilën më goditi mu në zemër:
– Ndoshta këtë vit do udhëtoj larg, në një vend tjetër…O Hena jeta është në dorë të All-llahut.
I tha këto fjalë dhe filloi të qajë. Ju kujtua sëmundja e saj e keqe dhe se doktorët i kishin thënë babait dicka sekrete, ndoshta sëmundja e saj nuk do ta cojë gjatë. Por kush i tha asaj? Apo ndoshta zemra ja ndjen një gjë të tillë?
– C’farë po mendon? – Mu drejtua këtë herë me zë të ashpër. A mendon ti se unë po ti them këto fjalë se jam e sëmurë? Në asnjë mënyrë unë mund të jem më jetëgjatë se askush tjeter. Kjo është në dorë të All-llahut. Po ti sa do të jetosh? 20 vjet, 40, 100 e pastaj ç’farë? Nuk ka dallim ndërmjet nesh të gjithë do të shkojmë do ta lëmë këtë dunja ose për në xhennet ose për në zjarr. A nuk e ke dëgjuar thënien e All-llahut të madhëruar: “Kushdo që do të largohet prej zjarrit e do të futet në xhennet me të vërtetë ai ka fituar.”
U ngrit dhe shkoi, e zëri i saj më tingëllonte në vesh: “All-llahu të udhëzoftë mos harro namazin”
Ora 8 e mëngjesit. Të trokitura në derë. Ky nuk është orari i zgjimit. Dëgjova të qara dhe klithma. Gjëndja e Nures ishte keqësuar dhe babai e kishte çuar në spital. Mendova…Nuk kemi për të shkuar me pushime këtë vit. Eshtë shkruar për mua që të qëndroj në shtëpi edhe këtë vit. Mbas gjithë asaj kohe të gjatë pritjeje. Nga ora 1 e drekës telefonoi babai nga spitali dhe tha se duhej të shkonim për vizitë te Nura sa me shpejtë. Nëna më tha se zëri i babait nuk ishte si zakonisht, ka ndodhur dicka. U veshëm shpejt e shpejt dhe ikëm me shpejtësi. A nuk ishte kjo rruga në të cilën dilja për të shëtitur? C’ka ajo sot pse më duket kaq e gjatë..?
Arritëm tek dera e jashtme e spitalit…Një i sëmurë rënkon, një tjetër i lënduar nga aksidenti me makinë, një i tretë me sy të mbyllur. Nuk e dija a ishte akoma në dunja apo ka shkuar në ahiret?! Pamje të çuditshme nuk i kisha parë asnjëherë…I ngjitëm shkallët me shpejtësi…Nura ishte në dhomën e urgjencës dhe nuk lejohej që të futet tek ajo më shumë se një person. Në mes të atij grumbulli doktorësh e nëpërmjet një dritareje të vogël e cila formohet me hapjen e derës, shikova sytë e motrës sime e cila shikonte nga unë, e nëna qëndron pranë saj në këmbë. Pas dy minutash nëna doli se nuk mundi me ti përmbajë lotët…
Më lejuan që të futem e të përshëndes motrën por me një kusht që mos të flisja me të shumë. Dy minuta mjaftojnë për ty – më thanë.
– Si je o Nura..? Ti mbrëmë ishe mirë.. ç’ka ndodhi me ty..?
Më shtrëngoi dorën dhe tha: E unë tani jam mirë elhamdulilah, por duart tua janë të ftohta. Unë sha ulur në cep të krevatit e ja preka këmbët. I largoi ato prej meje…Më fal nëse të bezdisa i thashë. Jo në asnjë mënyrë, por mu kujtua thënia e All-llahut të madhëruar ku thotë: Dhe këmbët do të bashkohen me njëra-tjetërn e të mbështjellen në qefin. Tek Zoti yt do të jetë kthimi atë ditë! Bëj dua për mua shumë o Hena se ndoshta së afërmi do të takoj ditët e para të ahiretit. Kjo rrugë është e largët, e punët e mija janë të pakta…
Lotët më rrodhën kur dëgjova ç’ka tha ajo. Qava aq shumë saqë më humbi vetëdija. Nuk pushova së qari gjithë ditën. Babai u merakos shumë për mua, se snjëherë nuk më kishin parë në gjendje të tillë.Me perëndimin e diellit, në atë ditë të pikëlluar, mbas një heshtje të gjatë në shtëpinë tonë erdhen vajza e hallës dhe vajza e tezes. Numri i njerëzve u shtua, zërat u përzien. E vetmja gjë që mësova ishte se Nura kishte vdekur. Prej atij momenti dhe më pas nuk e di, as kush erdhi, as kush shkoi dhe as çfarë thanë..
O All-llah ku jam unë dhe ç’ka po ndodh? Nuk isha në gjendje as të qaja, lotët mu thanë. Pas pak më njoftuan se babai më kërkonte që të përshëndesja motrën time për të fundit herë. Në momentin kur e putha nuk mu kujtua asgjë tjetër vetëm se pamja e saj në momentet e fundit, mu kujtua fjala e saj:”E këmbët do të bashkohen me njëra-tjetrën.” E kuptova se me të vërtetë tek Zoti yne do të jetë kthimi atë ditë!
Nuk më kujtohet të kem shkuar në dhomën e saj të faljes vetëm se atë natë. Në atë momente mu kujtua ajo e cila me mua ndau mitrën e nënës e ne binjakë. Kujtova atë e cila më shoqëroi në shqetësimet e mia. Atë e cila me largoi prej meje vështirësitë e kësaj jete. Atë e cila shumë bëri dua për mua për udhëzim. Atë e cila lotët i rridhnin pa pushim kur më fliste për vdekjen dhe hallet e saj për llogarinë..
Kjo është nata e parë për të në varr. Ky është Kur’ani që lexonte ajo. Ky është fustani i saj me lule të cilin e pati blerë për ditën e dasmës. E kujtova atë dhe shumë qava për ditët e mija të humbura. Qava shumë pa ndërprerje…E luta All-llahun të më mëshirojë dhe të më falë për të kaluarën… E luta ta përqëndrojë Nuren në varrin e saj ashtu sikur më kishte porositur për dua. Papritur pyeta vetveten: Po sikur të isha unë e vdekur? Si do të ishte gjendja ime..?
Nuk kërkova për përgjigjen e pyetjes shumë, për shkak se frika ma mbuloi zemrën. Qava me ngashërim për motrë time. Ezani i sabahut thirri, por sa i shëmtuar këtë herë. Nura nuk ishte në dhomë që të falte namazin me mua….
U ndjeva shumë e qetë kur unë përsëritja atë ç’ka thoshte muezini. Mbaroi ezani, u ngrita e fala namazin e sabahut. Fala namazin e lamtumirës ashtu sic e fali Nura, i cili ishte namazi i fundit për të. Fillova të falem prej aty ku e la motra…
E tani nëse zgjohem nuk e pres mbrëmjen…
E nëse ngrysem nuk e pres mëngjesin…