-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vazhdon zgjerimi i Qabes, ku do të falen njëkohësisht 1.5 milion vetë

Më të lexuarat

Vazhdojnë punimet intensive në Qabe, duke bërë zgjerimin më të madh të të gjitha kohërave, ku do të falen njëkohësisht 1.5 milion vetë.

Aktualisht në Qabe bëjnë tavaf 45 mijë vetë në një orë, pas përfundimit të projektit ky numër do të shkojë në 130 mijë për një orë.

Realizimi i këtij projekti madhështor do të shtrihet në tre vjet. Pjesa e parë do të realizohet këtë vit, pjesa e dytë vitin tjetër, dhe pjesa e tretë në 2015.

Punimet kanë filluar Ramazanin e vitit të kaluar dhe vetëm me zgjerimin e katit të parë do të falen njëkohësisht 200 mijë vetë.

Krahas kësaj, ky projekt që mbaron pas 2 vitesh në 2015, po shoqërohet me ndërtimin e hekurudhave të trenave ekspses në linjën Medine- Xhide-Mekë, si dhe për tramvajin brenda Mekës, gjë që do të lehtësojnë jashtëzakonisht trafikun e përhershëm, sidomos gjatë kohës së Haxhit.

Ndërkohë ka mbaruar shtrimi i infrastrukturës për trenin ekspres që quhet “Treni Haramejn” dhe për dy muaj do të fillojnë edhe testet e para për udhëtimet me tren.

Ndërsa për të lehtësuar trafikun e Mekës do të shtrohen 182 km hekurudhë brenda qytetit. Kjo linjë do të lidhet me hekurudhën Mina-Muzdelife-Arafat, që është hapur para dy vitesh. Të gjitha linjat do të kenë lidhje me njëra-tjetrën dhe ky projekt hekurudhor kushton 26 miliard dollarë.

Zgjerimi i Qabes nuk është një praktikë e re. Në periudha të ndryshme ajo është zgjeruar vazhdimisht për shkak të fluksit të madh të vizitorëve. Zgjerimet kanë filluar që në kohën Hz. Omerit r.a. dhe kanë vazhduar në kohën e Hz. Osmanit r.a. ku Qabja është zgjeruar me 4500 metra. Harqet e para datojnë pikërisht në këtë periudhë.

Pastaj në kohën e Abasive, Selxhukëve, Ejubijve, Memlukëve dhe në kohën e Perandorisë Osmane, ka marrë formën klasike, në periudhat e Sulltan Selimit II dhe Muratit III.

Pamja e arkitekturës së sotme pas asaj Osmane ngjan me arkitekturën e Andaluzisë dhe Afrikës së Veriut. Ndërsa harqet e periudhës Osmane që janë hequr për arsye të zgjerimit të Qabes, do të vendosen në pjesën e re që po ndërtohet./Drita Islame/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit