8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vazhdon të rritet numri i turistëve që vijnë në Turqi

Më të lexuarat

Numri i vizitorëve të huaj që erdhën në korrik në Turqi ishte 5 milionë e 75 mijë e 961, duke u rritur me 46,36 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Statistikat për hyrje-daljet e muajit korrik janë publikuar sipas të dhënave të përkohshme marra nga faqja e internetit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Sipas kësaj, numri i të huajve që vizituan Turqinë në muajin korrik arriti në 5 milion 75 mijë 961, duke shënuar një rritje prej 46,36 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2016.

Kurse në periudhën janar-korrik të këtij viti në Turqi erdhën gjithsej 17 milionë 325 mijë 410 vizitorë të huaj. Rritja në numrin e vizitorëve të huaj në këtë periudhë ishte 21,94 për qind, e krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas statistikave, në mesin e vendeve, që dërguan më shumë vizitorë në Turqi në muajin korrik, Rusia renditet e para me 835 mijë 525 turistë. Rusia u ndoq nga Gjermania me 680 mijë 616 persona dhe nga Anglia me 277 mijë e 955 persona.

Me 2 milionë 527 mijë 628 turistë, Rusia renditet e para edhe në listën e vendeve që kanë dërguar më shumë turistë në periudhën e 7 muajve të parë të vitit. Pas Rusisë vijnë Gjermania me 1 milion 927 mijë 360 dhe Gjeorgjia me 1 milion 338 mijë 295.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit