0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vazhdon të rritet numri i SMS-ve për parregullsi

Më të lexuarat

Qytetarët po vazhdojnë të dërgojnë SMS në numrin falas në të gjithë operatorët telefonik 500 88, me të cilët po i paraqesin parregullsitë që kanë hasur gjatë procesit të votimit. Deri rreth orës 13:00 në këtë numër janë dërguar rreth dymijë SMS. Në qendrën ku i pranojnë këta SMS, tregojnë se qytetarët nuk po ndalen duke dërguar SMS dhe për të paraqitur gjithçka që shohin të parregullt në qendrat e votimit në gjithë Kosovën.

Visare Aliu nga organizata për Shoqëri të Hapur ka thënë se vazhdon të rritet numri i SMS-ve që po arrijnë në numrin falas në gjithë operatorët.

“Numri është në vazhdimësi në rritje. Deri me tani kanë arritur 1882 dhe ky numër rritet brenda minutave. Kryesisht janë probleme që paraqiten në listën votuese, po ashtu kemi raste kur janë lajmëruar menaxhime të dobëta në qendrat e votimit. Kemi disa raste tjera të shpeshta, që janë fotografimi i votës, votimi familjar…”, thotë Aliu, raporton Kosovapress.

Ajo thotë se nuk është në mandatin e tyre që këto parregullsi të lajmëruara nga qytetarët t’i vlerësojnë apo t’i zgjidhin ato, por, sipas saj, janë institucionet e vendit, prokuroria, policia, që duhet të merren me ato parregullsi.

“Fillimisht kisha dashur të mos kishte parregullsi, por kjo është mundësia që ua kemi dhënë qytetarëve t’i lajmërojnë këto parregullsi dhe siç po e shohim prej fillimit, numri do të jetë vazhdimisht në rritje. Kampanja e ka bërë të vetën dhe ky ka qenë qëllimi që të gjithë të raportojnë, e jo vetëm vëzhguesit tanë apo edhe partive politike që të raportojnë”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, Anisa Dibrani, e cila po pranon vazhdimisht SMS nga qytetarët, thotë se votuesit po paraqesin parregullsi të shumta, të natyrave të ndryshme, duke filluar nga problemet me lista, fotografimet, të vdekurit në listat votuese e parregullsi tjera.

“Ka shumë SMS që tregojnë se në listën e votuesve ka shumë persona të vdekur, ka edhe një problem tjetër që në oborret e shkollave ka shumë persona të partive që kërkojnë votën, mirëpo ka edhe SMS pozitive që tregojnë se gjithçka është në rregullt”, thotë Anisa Dibrani.

Sipas, saj ka edhe probleme tjera, ku sipas saj, kanë arritur edhe SMS që tregojnë se në Mitrovicë, persona të caktuar nuk kanë lejuar qytetarët të votojnë. Ajo thotë se në çdo moment po rritet numri i SMS-ve që po i’u vijnë nga qytetarët, të cilët po tregojnë për parregullsit që kanë parë derisa kanë shkuar për të votuar. /K.press/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit