-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vazhdon protesta, protestuesit nuk tërhiqen: Të vijë qeveria këtu, s’tërhiqemi po nuk u hoq tarifa

Më të lexuarat

Po vazhdon protesta në Rrugën e Kombit aty ku për më shumë se 4 orë qytetarët kanë dalë për të kundërshtuar tarifën e vendosur nga qeveria për Rrugën e Kombit.

Gazetarja e Fax News, Klaudia Karabolli, raporton nga Kukësi se protestuesit nuk tërhiqen.

Ata kërkojnë që një përfaqësues nga qeveria të shkojë pranë tyre dhe të jepet garancia se tarifa e vendosur nga qeveria për kalimin në këtë rrugë do hiqet.

Protestuesit thonë se nuk e dinë se sa do të zgjasë protesta, por ata janë të gatshëm për një marrëveshje për heqjen e tarifës.

“Nuk do lejojmë drejtuesit e mjeteve të kalojnë. Jemi të gatshëm të kemi një marrëveshje për heqjen e tarifës. Nuk e dimë sa do të zgjasë protesta. Duhet të vijë qeveria këtu.”,-janë shprehur protestuesit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit