Forcat e regjimit sionist kanë vazhduar prishjen e disa banesave të palestinezëve në qytetin Ariha në Bregun Perëndimor të lumit Jordan (BLJ) .
Sipas një njoftimi të mediave, forcat sioniste kanë prishur banesat e palestinezëve në qytetin Ariha duke mos u lejuar palestinezëve të nxjerrin sendet e tyre të nevojshme, edhe pse kanë jetuar në këtë zonë për mëse 30 vjet. Më herët me urdhër të gjykatës së lartë të regjimit sionist, forcat sioniste kanë shkatërruar një kamp të palestinezëve në BLJ. Regjimi sionist synon ndërtimin e 3000 njësive të reja banimi në Bejtul-Mokades.