-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Vazhdon presioni dhe diskriminimi ndaj boshnjakëve

Më të lexuarat

Republika Autonome Serbe, është një nga dy etnikët që përbën Bosnje-Hercegovinën. Por nxënësve boshnjakë që gjenden në këtë rajon, nuk u jepet mësim në boshnjakisht dhe në lëndën e fesë nuk u mësohet islami.
 
Srebrenitca…
Qyteti ku u bë masakra e madhe nga serbët përpara syve të tërë botës.
Kurse sot në këtë qytet boshnjakëve u është marrë nga duart e drejta për arsim.
Serbët që shpërfillin kushtetutën e Bosnje-Hercegovinës, në shkollat që udhëheqin vetë, zbatojnë një rregullore plotësisht asimiluese.
Ky problem i boshnjakëve të Srebrenicës nuk është i ri. Vitin e kaluar ata protestuan për muaj me radhë përpara përpara Përfaqësisë së Lartë të Evropës në Bosnje-Hercegovinë në Sarajevë.
Boshnjakët e Srebrenicës të kryesuar nga Kryetari i Unionit Familjar të Shkollës Muhizin Ömeroviç e gjetën zgjidhjen në hapjen e një shkolle ku zbatohet kushtetuta e vendit.
Fëmijët boshnjakë filluan të marrim arsim në shkollën e financuar nga Qendra e Kulturës Islame.
Nxënësit marrim arsim edhe në alfabetin latin edhe në atë cirilik duke evituar kështu edhe shtrembërimin e historisë. 
Në shkollat që udhëhiqen nga serbët, nuk jepet asnjë mësim në lidhje me vlerat kombëtare të Bosnje-Hercegovinës.
Madje nuk përmendet fare as gjenocidi i Srebrencisë madje bëhet sikur nuk është përjetuar fare.
Serbët, ende edhe sot e kësaj dite nuk e pranojnë dhe nuk lejojnë të festohet dita e pavarësisë së Bosnje-Hercegovinës.
Në librat serbe, nuk është e mundur të gjesh asnjë flamur të Bosnjes.
Ömeroviç thotë se pavarësisht vendimit të gjykatës, udhëheqja e shkollës nuk heq dorë nga ky zbatim.
Fëmijët boshnjakë presin ndihmë edhe nga shoqëria ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit të tyre./trt
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit