2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vazhdon martesa e vajzave shqiptare me beqaret e moshuar maqedonas

Më të lexuarat

Vajzat shqiptare nga zonat veriore të Shqipërisë vazhdojnë martesat me beqarët e moshuar maqedonas në rajonet periferike dhe malore të Maqedonisë.

Trendi i këtyre martesave po shënon rritje, ndërsa në procesin e realizimit të lidhjeve ekzistojnë edhe fakte për cenim të lirisë së vajzës shqiptare dhe eksploatimin e saj në mënyrë të dhunshme, duke e shitur atë si skllave në Maqedoni.
Një viktimë e kësaj tragjedie është edhe 25 vjeçarja nga zona Mirditës, e cila rrëfen ekskluzivisht për agjencinë e lajmeve INA pa zbuluar identitetin e saj përjetimin e dhimbshëm dhe martesën e kobshme për një të moshuar maqedonas në zonën e Prilepit.
“Nuk dua të flas për një përjetim të tillë të zi që më ka ndodhur. Më ka shitur familja për 3 mijë euro, sepse i ngela në shtëpi. Punën e kryejnë sekserët sidomos nga Shkodra që merren me biznesin e tillë. Jam e martuar në një fshat periferik maqedonas për një burrë të 50-tave sllavomaqedonas. Jam me fat të zi dhe nuk dij çfarë të bëj. Jam e maltretuar vazhdimisht dhe më shahet nëna shqiptare në çdo cep. S`kam ç`të bëj dhe dua të përcjellë një porosi se shumë vajza shqiptare po përjetojnë të njëjtin fat”, thekson për agjencinë INA, 25 vjeçarja, të cilën e takuam në stacionin e autobusëve në Shkup, duke prenotuar udhëtimin drejt Shqipërisë për një pushim të shkurtër.
Ajo apelon që shteti shqiptar të ndalojë këtë dukuri të eksploatimit të femrës shqiptare, sepse sipas saj, bëhet fjalë për krim të organizuar dhe cenim të rëndë të lirisë së femrës shqiptare.
Të shumta janë vajzat që vinë nga Mirdita, Shkodra, dhe nga vendet të tjera nga veriu i Shqipërisë. Ka dhe nga Kruja dhe nga Shqipëria e mesme si dhe nga Jugu i Shqipërisë.
Nuk ka fshat në Pellagoni duke u nisur nga fshati më veriperëndimorë i Manastirit e deri në fshatrat malore të Velesit që të paktën mos ketë të martuar 2 nuse nga Shqipëria, kështu që numri i tyre sillet nga 300 deri në 500 vajza që janë martuar për “beqarë të vjetër” maqedonas të këtyre zonave.
Martesat e tilla po realizohen edhe me Serbinë, ku kryesisht ato janë lidhje të dhunshme dhe të kontrabandimit, nën përkujdesjen edhe të familjarëve të femrave shqiptare. Kjo temë deri tani nuk është shtruar si çështje debati të politikës apo sektorit joqeveritar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për të marrë në mbrojtje vajzat e cenuara shqiptare, që janë viktima të këtij eksploatimi./albtime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit