0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

VAZHDON LOBIMIN NË AFRIKË

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli është duke qëndruar në Adis Abeba të Etiopisë, ku po ndjek nga afër punimet e konferencës së Unionit të Vendeve Afrikane.

“Në këtë konferencë, që janë duke marrë pjesë presidentë dhe ministra të punëve të jashtme, të Unionit Afrikan, zëvendëskryeministri Pacolli sipas agjendës, pritet të zhvillojë takime të rëndësishme, me krerë shtetesh që ende se kanë njohur Republikën e Kosovës. Nga Etiopia, zëvendëskryeministri Pacolli do të zhvillojë vizita edhe në disa shtete të kontintentit afrikan, ndërsa priten rezultate konkrete në drejtim të shtimit të njohjeve të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Zyrës së zëvendëskryeministrit Pacollit.

Ndryshe, zëvendëskryeministri Pacolli ka lobuar edhe më parë në shumë shtete të kontinentit afrikan, nga i cili kontinent i kanë ardhur Kosovës disa njohje.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit