-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vazhdon konferenca fetare: Bashkësia Islame nuk merr pjesë

Më të lexuarat

Pjesëmarrësit kanë shprehur habi dhe shqetësime për mospraninë e BFIM, e cila përfaqëson një komunitet mbi njëmilion në Maqedoni.

Në Shkup sot vazhdon dita e dytë e Konferencës së tretë botërore të religjioneve në organizimin të Qeverisë së Maqedonisë. Konferenca u zhvillua pa praninë e krerëve të njërit ndër komuniteteve më të mëdha dhe më përfaqësuese në vend, Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni (BFIM).

Pjesëmarrësit kanë shprehur habi dhe shqetësime për mospraninë e BFIM, e cila përfaqëson një komunitet mbi njëmilion në Maqedoni dhe që mesazhi i kësaj konference sipas tyre është afrimi i komuniteteve, sfidat dhe dialogu ndërfetar.

Nga ana e organizatorit ishte përgaditur një skenar për të shmangur mospraninë e delegacionit të BFIM dhe kryetarit të këtij komuniteti, Sulejman Rexhepi.
Konferenca e tretë botërore fetare filloi me porosi për rëndësinë e dialogut dhe tolerancës në botën e dallimeve, kulturave dhe religjioneve.

Para rreth 250 pjesëmarrësve nga të gjitha kontinentet, përfaqësues fetarë dhe profesorë-teologë, kryeministri Nikolla Gruevski theksoi se të drejtat individuale dhe vlerat e njeriut janë parakusht për marrëdhënie prosperuese, ndërnjerëzore, ndërfetare dhe ndërkulturore dhe se dialogu është një mekanizëm për realizimin e tyre.

Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska u dëshiroi pjesëmarrësve, që së bashku ta përjetësojnë dialogun në gjuhë jetësore dhe siç tha, ta dëshmojmë maksimalen se ne, njerëzit, mund të flasim në gjuhën e tjetrit, me këtë rast duke e ruajtur trashëgimin personale.

Temë e konferencës, gjatë ditë së dytë është “Liria dhe dinjiteti-vlerat themelore në marrëdhëniet ndërnjerëzore, ndërfetare dhe ndërkulturore”. (M.P/INA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit