Andreo Komo, guvernatori i Nju Jorkut ka shtyrë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të acarit dhe tufanit të krijuar nga vorbulla polare.
Temperaturat ekstremisht te ulëta janë pasoje e frontit arktik dhe për shkak te erërave te acarta ne disa rajone veriore e qendrore te Shteteve te Bashkuara ato mund te ndihen si – 60 grade Fahrenheit apo – 40 grade celsius. Moti i acartë është rezultat i kombinimit të fronteve të ndryshme atmosferike, një fenomen i rrallë kur i ftohti arktik lëviz drejt zonave të thella jugore. Fronti atmosferik polar është një vorbull ajri të ftohtë që lëviz në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe që do të përfshijë më shumë se gjysmën e kontinentit amerikan që nga e hëna dhe e marta, me erëra të acarta që do të ulin temperaturat akoma më shumë. Për ditë me radhë afro gjysma e vendit do të jetë mbërthyer nga temperatura deri në -17 gradë celsius.