4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

VAZHDON ARRATIA E SIRIANËVE NË DREJTIM TË TURQISË

Më të lexuarat

Në mesin e 246 sirianëve të arratisur nga dhuna që po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë në Siri dhe që ka ardhur për strehim në Turqi gjendeshin edhe 1 gjeneral, 5 kolonelë, 4 nënkolonelë, 2 kapitenë, 1 toger dhe shumë ushtarë.

246 qytetarët sirianë kanë hyrë nga kufiri i nënprefekturës Rejhanlli. Mes sirianëve të strehuar në Turqi ka edhe shumë ushtarakë.

Sirianët që arratisen nga ngjarjet në vend erdhën në Turqi me minibus, automobila dhe furgona duke kaluar kufirin në zonën e fshatrave Kushakllë (Kuşaklı), Bykylmez (Bükülmez) dhe Kavalxhëk (Kavalcık) të nënprefekturës Rejhanllë e varur kjo nga prefektura e Hatajit.

Mësohet se civilët, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe plotësimit të nevojave, do të dërgohen për në Xhejlanpënar (Ceylanpınar) dhe në Islahije (İslahiye), kurse ushtarakët dhe familjet e tyre do të sistemohen në kampin Apajdën (Apaydın).

Kurse 6 sirianë të plagosur në përleshjet në Siri janë sjellë për mjekim në Gaziantep.

Të plagosurit sirianë po kurohen nëpër spitale të ndryshme, ndërsa sirianët e plagosur në konfliktin e pardjeshëm me armë nuk kanë arritur të shpëtojnë pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve mjekësore.kohaislame


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit