0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Vazhdojnë trazirat në Francë

Më të lexuarat

Policia u përplas të hënën për të dytën herë me grupe të rinjësh në Amiens-një qytet në veri të Francës ku u dogjën veturat dhe një çerdhe e fëmijëve.

Kryetari i Amiensit, Zhil Demajli, tha të martën se veriu i vendit është bërë “skenë e shkatërrimeve” pasi rreth 150 policë përdorën gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës për t’i shpërndarë turmat.

Mësohet se gjatë incidenteve janë lënduar diku 16 policë.

Përleshjet nisën të dielën mbrëma kur policia arrestoi një person për shkak të pakujdesisë së tij gjatë vozitjes.

Disa banorë të zonës ku ndodhi arrestimi ishin dëshmitarë të veprimit policor, ndërsa u acaruan meqë ai po bëhej në kohën kur banorët e asaj pjese po mbanin zi për një 20 vjeçar që kishte vdekur, kohë më parë, si pasojë e një aksidenti me motoçikletë.
Presidenti francez, Fronsua Holandë, u zotua për një kundërpërgjigjie të fuqishme kundër trazirave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit