Në Lagjen e Trimave të Kumanovës po vazhdojnë të shtënat sporadike dhe lëvizje të helikopterëve mbi këtë zonë.
Situata mbetet e pandryshuar prej mbrëmë. Një pjesë e këtyre banorëve janë larguar nga shtëpitë e tyre për të evituar ndonjë incident, për shkak të përleshjeve të armatosura.
Njësitet speciale policore janë të stacionuara nga pjesa hyrëse kryesore e lagjes nga tregu i Kumanovës.
Nga ky lokalitet janë të përqendruar edhe media të ndryshme vendore dhe të huaja, të cilat po ndjekin situatën.
Situata vazhdon të jetë jostabile dhe se pritet ndërhyrja e faktorëve ndërkombëtarë për të ndikuar në mundësitë e normalizimit të situatës.