3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Vazhdojnë rrëshqitjet e dheut në Rrugën e Kombit

Më të lexuarat

Shembjet në Rrugën e Kombit vazhdojnë, ndërkohë që është rritur ndjeshëm rreziku për aksidente si pasojë e këtyre shembjeve, shkruan sot Koha Ditore.

Pas shembjeve masive në aksin Kukës-Fushë-Dukagjin, në zonën e Kukësit, rrëshqitjet kanë filluar edhe në zonën e Mirditës, madje në këtë të fundit situata paraqitet edhe më e rëndë.
 
Ky shqetësim është ngritur në nivele alarmante nga firma kontraktuese “Sterkaj”që mirëmban segmentin nga Thirra në Rrëshen.
 
Drejtori i kësaj firme, Leonard Kiri, thotë se nuk ka pasur asnjë reagim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndonëse janë njoftuar në vazhdimësi për gjendjen e rrugës.
 
Sipas tij nëse nuk do të ketë ndërhyrje, atëherë gjendja do të precipitojë.
 
“Në pjesën e skarpateve dhe tarracave që janë bërë në rrugë situata është shumë e rënduar. Ato janë mbushur plot me materiale inerte e dhera. Nga kilometri i 8-të deri në atë të 41-të në aksin Rrëshen-Thirrë (tunel) është një situatë tepër e rënduar”, thotë drejtori Kiri.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit