Vazhdojnë me gjithë shpejtësi punimet e kërkim-shpëtimit të pilotëve dhe avionit turk të rrëzuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare nga ana e Sirisë.
Anija “Nautilus”, njëra prej anijeve të rëndësishme botërore të hulumtimit dhe studimit që gjeti anijen e fundosur “Titanik”, arriti në zonën ku është rrëzuar avioni.
Punimet për kërkimin e avionit dhe pilotëve vazhdojnë për 12 ditë.
Kërkimet që bëhen nga ajri dhe deti kanë mbetur pa rezultat.
Ndërkaq anija “Nautilus” do të lehtësoj punën e kërkim-shpëtimit.
Kjo anije e pajisur me 4 nëndetëse të telekomanduar ka një gamë të gjerë të studimit.
Anija “Nautilus”, e cila mund të bëjë kërkime deri në thellësi 6 mijë metra, do të vihet në kërkim të avionit turk që supozohet se gjendet në një thellësi prej 1 mijë e 300 metra të Detit Mesdhe.kohaislame