Përmbytjet në jug të Shqipërisë vazhdojnë të kërcënojnë disa zona.
Policia dhe trupat ushtarake kanë evakuuar qindra familje në rrethet e Vlorës, Gjirokastrës dhe Beratit.
Shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike.
Policia u ka bërë thirrje banorëve që të anulojnë planet e udhëtimit, pasi, në ditët e ardhshme, priten shira intensivë.
Nga përmbytjet është përfshirë edhe pjesa veriperëndimore e Greqisë.
Por, fatmirësisht, në asnjërin vend nuk janë raportuar viktima.