4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vazhdohet paraburgimi për “Monstër”

Më të lexuarat

Këshilli penal i Gjykatës themelore të Shkupit sot vendosi vazhdimin e paraburgimit prej 30 ditëve për pesë të arrestuarit në operacionin “Monstër”, të cilët u dyshohen për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Tre nga të ndaluarit po vuajnë paraburgimin në burgun e Manastirit, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë në arrati, por sipas gjykatës, ky vendim është shqiptuar edhe për dy të arratisurit.

Për të dyshuarin e gjashtë, i cili është Haki Aziri, nuk është sjellë asnjë vendim, pasi që ai në ditën e gjashtë ishte sjellë para gjykatësit hetues dhe se ishte shpallur person i zhdukur nga dita e operacionit “Monstër”, ku u bë arrestimi i rreth 30 personave të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi në prill të këtij viti pranë Liqenit të Hekuranës në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit.

Ministrja e MPB, Gordana Jankullovska dhe prokurori publik Shvrgovski kanë deklaruar se ndaj këtyre të dyshuarëve ka dëshmi të forta se gjoja ata kanë kryer vrasjen e pesëfishtë dhe kanë ndihmuar në kryerjen e saj. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit