2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vatikani goditet nga skandali i ri i abuzimit të fëmijëve

Më të lexuarat

Hierarkia e lartë kishtare që po përballet për dekada me radhë me akuza e dyshime se priftërinjtë e saj janë përfshirë në abuzime seksuale të fëmijëve, po mban konferencë për këtë çështje me qëllim që të japë një shembull pozitiv në kohën kur janë shtuar zërat për ashpërsimin e masave mbrojtëse për fëmijët që po u ekspozohen rrjeteve pornografike.
“Po, po, po”, ka deklaruar kardinali Pietro Parolin, sekretar Shteti i Vatikanit kur është pyetur nëse Kisha Katolike mund të ketë rol prijatar për gjetjen e një kundërpërgjigje globale ndaj këtij problemi, përcjell sot Koha Ditore.
Por në kohën kur në Vatikan po flitej për rolin e kishës për luftimin e abuzimeve të fëmijëve nëpërmjet konferencës së Dinjitetit të fëmijëve në botën digjitale, Selia e Shenjtë është detyruar ta ftojë në takim monsinjori Carlo Capella, diplomat kishtar në ambasadën e Vatikanit në Shtetet e Bashkuara, pas ngritjes së dyshimeve se ai kishte pornografi fëmijësh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit