1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vartësia reciproke në marrëdhëniet Turqi-Rusi

Më të lexuarat

Turqia dhe Rusia për shkak të një numri të madh të kanaleve të politikave të ulëta dhe larta janë lidhur ngushtë me njëjra-tjetrën.

Vizita njëditore e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin e realizuar më 3 dhjetor 2012 në Turqi vuri në pah në mënyrë të qartë karakterin dhe gjendjen e marrëdhënieve Turqi-Rusi. Në konferencën e përbashkët për shtyp të organizuar nga Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan dhe Presidenti Vladimir Putin pas mbledhjes së 3-të të Këshillit të Bashkëpunimit në Nivel të Lartë Turqi-Rusi, të dy liderët i bënë një përmbledhje situatës në të cilën gjenden dy vendet. Temat që u publikuan në media mjaftonin për të treguar se sa gjithëpërfshirëse dhe sa strategjike janë marrëdhëniet Turqi-Rusi. Këto tema në konceptin e marrëdhënieve ndërkombëtare mund ti ndajmë në dy grupe. Në njërën anë gjenden “Politikat e Ulëta-Low Politics” ndërsa në anën tjetër “Politikat e Larta-High Politics”. Sipas botëkuptimit akademik Politika e Ulët përbëhet prej fushave të tregtisë, energjisë, turizmit, investimeve dhe arsimit, ndërsa Politika e Lartë prej temave të marrëdhënieve politike dhe ushtarake dhe çështjeve rajonale dhe strategjike.

Turqia dhe Rusia për shkak të një numri të madh të kanaleve të politikave të ulëta dhe larta janë lidhur ngushtë me njëjra-tjetrën. Kjo gjendje nuk mbetet vetëm me pasqyrime në fjalët e Erdoanit dhe Putinit por shfaqet qartë edhe realisht. Do të mjafton të japim vetëm disa shembuj në lidhje me këtë gjendje. Synohet që vëllimi treguat prej 30 miliardë dollarëve të dalë në 100 miliardë dollarë, duket qartë edhe niveli i marrëdhënieve reciproke në turizëm. Pas rregullimit të liberalizimit të vizave është rritur edhe fluksi i vizitave nga Turqia për në Rusi. Pjesa më e madhe e nevojave për gaz të Turqisë përmbushet nga ana e Rusisë, pjesa më e madhe e prodhimeve në sektoret e ndërtimtarisë dhe bujqësisë në Rusi vazhdon të jetë nga Turqia, ndërkohë krahas linjës gazsjellëse të Rrymës Blu vazhdojnë edhe punimet në lidhje me linjën e Rrymës Jugore. Ndërkaq vazhdon me gjithë shpejtësi edhe ndërtimi i reaktorit të energjisë nukleare në vlerë prej 20 miliardë dollarëve në Turqi nga ana e Rusisë. Këto tema, për të cila mund të japim edhe shumë shembuj të tjerë, kanë bërë që Turqia me Rusinë të jenë të varura prej njëra-tjetrës sa që këtë gjendje mund ta quajmë si vartësi reciproke.

Por, këto marrëdhënie të vartësisë reciproke gjenden nën presionin ose nën hijen e problemeve ose të mosmarrëveshjeve në interes të drejtpërdrejt të dyja vendeve. Më të rëndësishmet në mesin e këtyre burojnë nga dallimet në politikat e Turqisë dhe Rusisë ndaj Kaukazit, qëndrimet kontradiktore në lidhje me çështjet e politikave të brendshme siç janë problemet e Çeçenisë dhe ai i kurdve, problemi i grykave të Turqisë që vazhdon me shekuj, dallimet në politikat ndaj Ballkanit, dallimet në kuadër të strategjive të NATO-s dhe natyrisht dallimi i fundit në lidhje me mënyrën e ndryshimit të regjimit të Sirisë dhe problemi i vendosjes së sistemeve të mbrojtjes raketore dhe i raketave Patriot.

Siç duket ndërkohë që marrëdhëniet Turqi-Rusi zhvillohen në mënyrë pozitive në çështjet e politikës së ulët, çështjet e politikës së lartë gjenden përballë mosmarrëveshjeve kritike. Këtu bëhet fjalë për dy vende ekonomitë dhe fushat tjera të të cilave pothuajse janë ndërthurur me njëra-tjetrën ndërsa çështjet politike dhe ushtarake janë po aq kontradiktore me njëra-tjetrën. Kjo bënë që situata pozitive që buron nga vartësi reciproke të kthehet në një situatë të rrezikshme dhe të komplikuar. Nuk është normale që këto dy vendet të cilat kanë nevojë për njëra-tjetrën në gjitha aspekte, të gjenden përballë me një sërë problemesh të politikave të larta dhe me të vërtet është shumë vështirë të japin ndonjë shembull tjetër nga aspekti i marrëdhënieve të rrezikshme ndërkombëtare.

Natyrisht është shumë vështirë të pranohet kjo situatë dhe të zgjasë për një kohë të gjatë. Posaçërisht nëse merret parasysh historia e mbushur plotë me mosmarrëveshje mes dy vendeve që vazhdojnë për 3-4 shekuj mund të themi se gjendemi përballë një situate të ndjeshme.

Sipas mendimit tim është e mundur që të vjen deri tek shkarja në një anë e këtij çrregullimi të ekuilibri dhe të zvogëlohet ndikimi dhe ekzistenca e anës tjetër. Pra, me forcimin e bashkëpunimit pozitiv në politikën e ulët, rregullohen edhe marrëdhëniet në politikën e lartë…

Mendoj se kjo është njëra prej dy alternativave që është e dobishme nga aspekti i realitetit dhe vlerave normative. Takimi Putin-Erdoan dhe deklaratat e bëra për media vënë në pah se edhe palët dëshirojnë një gjë të tillë. Nëse kjo është e vërtetë, pra nëse nuk duan që marrëdhëniet e vartësisë reciproke mes dy vendeve të dëmtohen atëherë mbetet vetëm një rrugëdalje. Të krijohen zonat e përbashkëta në drejtim të zgjidhjes së problemeve dhe nevoja për ti vënë në jetë.

Që Turqia dhe Rusia të arrijnë këtë është e nevojshme që të institucionalizohen më shumë. Nuk mjafton vetëm prezenca e Këshillit të Bashkëpunimit në Nivel të Lartë. Forcimi i këtij këshilli nga aspekti organizativ, formimi i grupeve të përbërë nga ekspertët të cilët do të jenë aktiv në mënyrë reciproke dhe vazhdueshme dhe zhvillimi i projekteve dhe punimeve të përbashkëta në fusha përkatëse të problemeve janë disa nga hapat konkrete që mund të hidhen. Qëllimi kryesor i gjitha këtyre rregullimeve është forcimi i botëkuptimit se çdo problem që vazhdon në rajon është i dëmshëm dhe rrezikshëm për marrëdhëniet e vartësisë reciproke Turqi-Rusi. Në këtë kuadër, Turqia dhe Rusia duhet të bëjnë çdo gjë për të forcuar bashkëpunimin me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të shëndosha për gjitha problemet rajonale me në krye atë të Sirisë.

Mendoj se kjo nuk është shumë e vështirë dhe e pamundur. Sepse konsensusi që treguan dy vendet javën e kaluar në çështjen e pranimit të Palestinës si vend vëzhgues jo-anëtar të OKB-së mund të merret si tregues i kësaj. Ndërsa shumë pak arsye ka të mos arrihet në konsensus edhe për çështje tjera. E posaçërisht është një temë për të cilët të dy liderët bënë fjalë gjatë konferencës për shtyp. Nëse politika e jashtme e dy vendeve në parim është e njëjtë, ose nëse Rusia nuk është avokati i regjimit të Esadit siç deklaroj Putini dhe nëse problemi qëndron vetëm tek metoda atëherë nuk është e logjikshme që të dëmtohen interesat e politikës së ulët për shkak të problemeve të politikave të larta të dyja vendeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit