2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Varri masiv në Mitrovicë

Më të lexuarat

Gërmimet për ndërtimin e një objekti farmaceutik nxjerrin në sipërfaqe eshtra njerëzish të mbështjellë me batanije në zonën ku kishte qenë kazerma ushtarake e Serbisë në Mitrovicë.
Dyshimet e para janë se këtu ndodhet një tjetër varr masiv i luftës së fundit në Kosovë. Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë ekspertë të departamentit të mjekësisë ligjore të EULEX-it si dhe përfaqësues të shoqatave të të pagjeturve në Mitrovicë.
Shoferi i buldozerit bashkë me inxhinierin e ndërtimit thonë se i lajmëruan autoritetet policore në momentin e parë që kishin parë eshtrat, raporton TCH.
Fakti që shihen edhe batanije me të cilat trupat mund të jenë mbuluar është një shpresë më shumë për familjarët e të pagjeturve se këtu janë eshtrat e më të dashurve të tyre.
Eksperti i departamentit të mjekësisë ligjore, Alan Robertson, punoi për disa orë në këtë zonë për të identifikuar mbetjet mortore.
Mësohet se ai mori me vete eshtra të dy trupave dhe sipas tij ekzistojnë dyshime se janë të luftës së fundit, por ekspertiza duhet të vazhdojë ende.
Ndërkaq nevojitet urdhëri i gjykatës për gërmime të reja në këtë vend. Pak muaj më parë në zonën ku ndodhej kazerma ushtarake e Serbisë janë gjetur 55 mbetje mortore, por për të cilat është konstatuar se u takojnë Luftës së Dytë Botërore./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit