5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

VARFËRIA DO TË ZVOGËLOHET NË 2030-ËN?

Më të lexuarat

Varfëria në botë do të reduktohet ndjeshëm prej vitit 2030, ka vlerësuar Këshilli Informativ Kombëtar i SHBA-ve, në një raport që është publikuar sot në forumin e sigurisë në Aspen të Colorados.

Analiza parashikon rritjen e klasës së mesme në dy miliardë njerëz, të cilët do të kërkojnë më shumë të drejta dhe burime.

Kryetari i Këshillit, Christopher Kojm, ka vlerësuar se numri i njerëzve që jetojnë me më pak se një dollar në ditë momentalisht është një miliard, por se ky numër do të përgjysmohet në dy dekadat e ardhshme, nëse vazhdojnë trendët momentalë ekonomike dhe demokratike. Kojm thotë se kapacitetet e fuqishme ekonomike të vendeve si India, Indonezia dhe Vietnami, janë bartësit e këtij trendi, i cili do të vazhdojë pavarësisht nga trendët aktualë në ekonominë globale. Disa qindra milionë njerëz, të armatosur me burime dhe me njohuri të prodhimit, vlerëson Kojm, bashkë me teknologjinë e re do të përmbushin nevojat për ujë, ushqim dhe energji.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit