2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Vanilja dhe përfitimet shëndetësore të saj

Më të lexuarat

Vanilja nuk është vetëm shija me e përhapur dhe me klasike në botë.

Erëza që merret nga orhidea tropikale me emrin Vanilla, ngërthen ne vete shume vlera ushqimore.

Pas shafranit vanilja është erëza më e shtrenjtë në botë.

Ekstrakti i vaniljes përbëhet kryesisht nga sheqernat komplekse, vajrat esencialë, minerale dhe vitamina.

Një lugë çaji me ekstrakt vaniljeje përmban 12 kalori dhe pak yndyrna, ndërkohë që në të nuk gjenden as kolesterol as sodium.

Ekstrakti i vaniljes përmban antioksidantë, acidin vanillic dhe vanillinë.

Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira që dëmtojnë qelizat e shëndetshme. Këto dëme mund të shkaktojnë sëmundje si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Vanilina, përbërësi kryesor i kokrrave të vaniljes është ajo që i jep kësaj erëze aromën karakteristike dhe vlerat anti- inflamacion.

Kokrrat e vaniljes janë të pasura me vitaminë B që ndihmojnë sistemin nervor dhe metabolizmin.

Tek këto kokrra gjenden edhe minerale si kalciumi që u bën mirë kockave, muskujve dhe sistemit nervor apo edhe magnezi që luan një rol të rëndësishëm në funksionin e muskujve, nervave, zemrës dhe kockave. Kokrrat e vaniljes përmbajnë kalium, hekur, zink të cilat janë thelbësore për të gjithë mbarëvajtjen e organizmit.

Duke qenë se vanilja është një burim i pasur antioksidantësh ajo rekomandohet për një sërë funksionesh që nga shërimi i plagëve, lufta kundër kancerit dhe rigjallërimi i lëkurës.

Vaji esencial i vaniljes dhe aroma e saj lufton depresionin. Mjafton të nuhasësh pak fragrancën fantastike të vaniljes dhe ndikimi i saj në tru do të jetë i menjëhershëm duke përmirësuar humorin. Studimet kanë treguar që ekstrakti i vaniljes luan një rol pozitiv tek njerëzit që janë të stresuar dhe në ankth.

Për më tepër, ekstrakti i vaniljes ndihmon në rënien në peshë, në shërimin e plagëve dhe për rregullimin e ciklit menstrual tek femrat.

Ekstraktin e vaniljes mund ta përdorni edhe për të luftuar të vjellat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit