2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vanhoutte i neveritur nga simbolet naziste në megafonin e Petrovit

Më të lexuarat

Ndërmjetësuesi belg në procesin politik në Maqedoni Peter Vanhoutte është i neveritur nga simboli nazist në megafonin e kryetarit të Kongresit Botëror Maqedonas dhe iniciuesit të ndërtimit të kryqit në Butel të Shkupit, Todor Petrov.

Vanhoutte gjithashtu i ka bërë thirrje partisë në pushtet, VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit, që të distancohet nga Petrovi.

“Njerëzit të cilët haptazi tregojnë simbole naziste nuk meriotjnë përkrahjen e asnjë partie, qoftë ajo konservative, socialdemokrate apo liberale. Për shkak të qëndrimeve të shprehura të VMRO-DPMNE-së dhe vizitës që kryetari i kësaj partie i bëri Todor Petrovit kur ishte në spital, krijohet lidhja problematike ndërmjet partisë dhe ideologjisë naziste, që e kapërcen vijën e kuqe. Pranimi i kësaj paraqet rrezikim të qartë të demokracisë dhe tradhti ndaj të gjithë atyre që e dhanë jetën në luftën kundër nazizmit, jo vetëm në Evropë, por edhe gjithkund në botë”, ka shkruar Vanhoutte në Facebook.

Todor Petrovi, në paraqitjen e tij të fundit publike, në protestën antishqiptare para Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup, mbante megafon në të cilin ishte shkruar shenja famëkeqe naziste “ss 1488”.

SS do të thotë ”Skuadra e mbrojtjes” që ishte organizatë paramilitare nën udhëheqjen e Adolf Hitlerit dhe Partisë Kombëtare Socialiste e Punëtorëve Gjerman (NSDAP, Nazi Party).

Numri 14 i referohet 14 fjalëve në anglisht “We must secure the existence of our people and a future for white children”, që do të thotë ”Ne patjetetër duhet të sigurojmë ekzistencën e njerëzve tanë dhe të ardhmen e fëmijëve të bardhë”.

Numri 88 formohet nga renditja e shkronjës H si e 8-ta në alfabet. Numri 8 shkruhet dy herë dhe i referohet shkronjave HH që do të thotë Hail Hitler.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit