Një valë e shpërthimeve në Irak ka vrarë të paktën 16 njerëz dhe ka plagosur mbi 50 të tjerë.
Gjashtë të vrarë dhe mbi 20 të plagosur janë regjistruar pranë një baze ushtarake në qytetin Taji, rreth 25 kilometra në veri të Bagdadit.
Autoritetet thonë se një bombë në një treg të lagjes Shuala të kryeqytetit ka vrarë të paktën pesë njerëz dhe ka plagosur 12.
Rreth 30 kliometra në veri të Bagdadit, përkatësisht në qytetin Mahmudijah, policia ka raportuar për pesë të vrarë dhe 14 të plagosur nga shpërthimi i makinës bombë.
Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë ende asnjë grup.