Një vaksinë e zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit për luftimin e koronavirusit, duket e sigurt dhe mund të nxisë sistemin imunitar, shkruan BBC.
Provat ku janë përfshirë 1077 persona kanë treguar se injeksioni mund të çojë te prodhimi i antitrupave dhe rruazave të bardha të gjakut që mund të luftojnë koronavirusin.
Zbulimet janë shumë premtuese, por është ende e sigurt të thuhet nëse kjo është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje dhe do të bëhen prova të mëtutjeshme.
Britania e Madhe ka porositur tashmë 100 milionë doza të vaksinës së Oxfordit.